Sekretari gjeneral i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka thënë sot se ka udhëzuar koordinatorin për çështje humanitare të OKB-së Martin Griffiths, të diskutojë me palët e përfshira në konflikt për një armëpushimi humanitar në Ukrainë.
Sipas tij, që nga fillimi i agresionit rus një muaj më parë, lufta ka çuar në humbjen e pakuptimtë të mijëra jetëve; shpërngulja e dhjetë milionë njerëzve, kryesisht gra dhe fëmijë; shkatërrimi sistematik i infrastrukturës thelbësore; dhe rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.
“Kjo duhet të ndalet. Kombet e Bashkuara po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të mbështetur njerëzit jetët e të cilëve janë përmbysur nga lufta. U bëj thirrje me forcë palëve në këtë konflikt, dhe komunitetit ndërkombëtar në tërësi, që të punojnë me ne për paqen në solidaritet me popullin e Ukrainës dhe në mbarë botën”, ka thënë Gueterres.
.





