Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor nuk mund të merret për i mirëqenë. Ai i bëri këto komente, në Oslo, në takim me kryeministrin kosovar Albin Kurti.
“Çështjet e pazgjidhura që datojnë nga vitet 1990 mund t’i vënë sërish flakën rajonit”, tha kryeministri Store, njofton Zyra e Kryeministrit të Norvegjisë.
Për këtë, ai i propozoi Kurtit që të gjendet zgjidhja përmes dialogut, që po lehtësohet nga Bashkimi Europian, e për të cilin tha se Norvegjia ofron mbështetje, përkundër që nuk bën pjesë në Union.
Për të mos prekur paqen aktuale, Store tha se marrëveshjet e arritura deri më tani duhet zbatuar dhe s’duhet krijuar tensione të tjera, teansmeton Gazeta Expres





