Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se listat e veteranëve duhet të riverifikohen. Ai ka shtuar se veteranët e vërtetë nuk janë aspak të kënaqur me listat aktuale.Qeriqi thotë se për këtë ҫështje ka folur edhe me ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.
“Edhe atëherë nuk jam pajtuar. I kam kundërshtuar. Jam takuar me ish-kryeparlamentarin Veseli, i cili më tha se është i pakënaqur dhe numri nuk është i saktë. Të njëjtën më ka thënë edhe ish-presidenti Thaci në dy takime që pata me të. Ai më tha se listat e veteranëve janë fryrë tej mase”, ka thënë Qeriqi për T7.
Ai ka shtuar se nuk ka asgjë të keqe në riverifikimin e listave të veteranëve.
Ndryshe, pak ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues të u diskutua edhe çështja e pastrimit të listave. Përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shprehën gatishmëri për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit Qeverinë.





