Në Ferizaj, ka nisur së zbatuari një projekt i veçantë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë-u hapën 4 pika ushqyese me ushqim granular dhe ujë të pijshëm, për qentë endacakë.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami e vlerësoi këtë projekt për veçantinë e tij dhe kujdesin për qentë endacakë.
“Në kuadër të programit për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve këto ditë rregulluam katër pika ushqyese për qentë endacakë, të cilat do të jenë të furnizuara çdo ditë me ushqim granular dhe ujë të pijshëm për gjashtë muajt e ardhshëm. Ky është projekt që do të vazhdojë së implementuari edhe viteve në vijim me qëllim që qenve endacak krahas trajtimit përmes sterilizimit dhe vaksinimit t’u mundësohet edhe sigurimi i ushqimit dhe ujit të pijshëm”, tha drejtori Bajrami.





