Kujdes nga një mesazh mashtrimi në Messenger

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Së fundi në aplikacionin Messenger të Facebook, është duke qarkulluar një mashtrim i ri.

I njohur si mashtrim ‘phishing’, ai vjen si mesazh ose drejtpërdrejt në profilin tuaj në Facebook ose përmes aplikacionit Messenger, transmeton Telegrafi.

Në të shkruan: “Shiko çfarë gjeta” (në gjuhën angleze) dhe përfshin një emoji si dhe një hiperlink.

Natyrisht, nuk duhet ta klikoni linkun.

Shanset janë që mesazhi të vijë nga një mik ose kontakt tjetër të cilit iu është komprometuar llogaria. Pra, derisa duket se vjen nga një burim i besuar, është në të vërtetë një mënyrë për të provuar dhe për të fituar qasje në të dhënat tuaja. /Telegrafi/

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img