Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri (ASCAL), kanë nënshkruar në Prishtinë, Memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh bashkëpunimin ndërshtetëror në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Sipas njoftimit për media thuhet se marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i AKA-së, Naim Gashi, dhe drejtoresha e ASCAL-it, Xhiliola Bixheku. Gashi ka thënë kjo marrëveshje do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe avancimin e studimeve akademike në të dyja vendet, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.

Në Memorandum thuhet se AKA dhe ASCAL angazhohen që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e përvojave të mira ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e informacionit rreth cilësisë, rezultateve dhe akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programet që ato ofrojnë; Nxitjen e shkëmbimeve të personelit akademik dhe studentëve që angazhohen në proceset e akreditimit në të dy shtetet (si anëtarë të grupit të vlerësimit të jashtëm); Aplikimin e përbashkët në projekte rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e njohurive rreth rregulloreve, udhëzimeve, manualeve apo çdo akti tjetër ligjor që rregullon fushën e sigurimit cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e stafit për shkëmbimin e eksperiencave midis tyre. /Telegrafi/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img