Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhuruar 32 milionë dollarë shtesë për qytetarët e Kosovës, ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Sipas presidentes Osmani kjo shumë mjetesh, vie pas nënshkrimit të amandamentit të katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me SHBA-në, njofton Klankosova.tv.
“Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”, ka njoftuar presidentja Osmani.
Sipas saj, mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.





