Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë se ende nuk janë krijuar kushtet për një armëpushim në Ukrainë.
Ai, në një konferencë për media, ka folur për bisedën telefonike që kishte dje me Putinin.
Draghi tha se Putini i tha atij se kontratat aktuale të gazit mbetën në fuqi dhe se kompanitë evropiane do të vazhdojnë të paguajnë në euro dhe dollarë, dhe jo në rubla.
“Ajo që e kuptova, por mund të jem i gabuar, është se konvertimi i pagesës është një çështje e brendshme e Federatës Ruse”, tha Draghi, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.





