11 të lënduar brenda dy orëve në dy aksidente trafiku

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Të paktën njëmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, sonte, në një interval kohor brenda  dy orëve, në  dy aksidente të ndara, në Kosovë.

Në fshatin Mrasor të Gjakovës, tre persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident që ka ndodhur, sonte rreth orës 20:00. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se arsyeja e këtij aksidenti ka qenë mospërshtatja e kushteve të rrugës. Dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Univesitare në Prishtinë.

Dy orë më vonë, tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident tjetër, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanikut, ndërsa disa janë dërguar për trajtim në spitalin e Ferizajt. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura me targa vendore. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img