Paralajmërime për protesta e greva

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova do të mund të përballet me greva dhe protesta javët ose muajt në vazhdim, nëse qeveria nuk ndërmerr masa për të plotësuar kërkesat e sindikalistëve dhe të disa grupeve të caktuara të interesit, siç janë veteranët e luftës së UÇK-së. 

Haradinaj e kërcënon Kurtin për listat e veteranëve: I dalim në rrugë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën e tij lidhur me listat e veteranëve. 

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që të mos tallet me listën e veteranëve, ndërsa është shprehur se nuk do ta durojnë më.

Ai madje tha se nëse Kurti vazhdon me këto tallje atëherë ata do të dalin në rrugë, e nuk do ta lejojnë të hyjnë as në zyrën e tij,

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në një emision televiziv ka thënë se nuk janë më shumë se 20 mijë veteranë.

Kërkesat e sindikatave, rritja e pagave

Rritja e pagës prej 100 eurove është kërkesë e BSPK-së, SBASHK-ut, të Sektorit Privat, si dhe ajo e Policisë së Kosovës, të cilat, në rast të mosplotësimit të kësaj kërkese, do të organizohet grevë.

Nënkryetari i BSPK-së, Ali Gashi, theksoi se deri te zbatimi i ligjit për paga është e nevojshme të zbatohet një shtesë prej 100 eurosh për ta sanuar sado pak gjendjen e rëndë të punëtorëve, 

Sindikata e Policisë së Kosovës, kërlon rritjen e pagës për 200 eurosh, duke qenë se ka rritje enorme të çmimeve në gjëra ushqimore. 

Sipas Jusuf Azemi, nga Sindikata e Sektorit Privat,  nëse nuk i kushtohet kujdes  kërkesave të punëtorëve, druhet se më vonë do të ketë mungesë të punëtorëve. 

SBASHK: I tërë sistemi arsimor rrezikon të shkojë në grevë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari, ka paralajmëruar se i gjithë sistemi arsimor, duke filluar nga çerdhet e deri tek universitet, rrezikon të shkojë në grevë, si pasojë e mos gatishmërisë se qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të sindikatës dhe mos publikimin e versionit final për Ligjin e Pagave.

 Sipas tij, ky vendim mund të merret, më 2 prill, në Kongresin e  SBASHK-ut. Jashraj madje tha se po vazhdojnë të gjitha përpjekjet që me dialog dhe takime të bëjnë zgjedhje për kërkesat e tyre.

“I kemi dërguar letër presidentes dhe kryetarit të Kuvendit që ata të ndërmjetësojnë te Qeveria që të kemi dialog gjatë kësaj jave, që të kemi zgjidhje edhe për Ligjin e Pagave dhe për kërkesën tonë që derisa të bëhet ligji i pagave në marrëveshje me SBASHK-un dhe sindikatat tjera, atëherë Qeveria të bëjë një shtesë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim që nga çerdhet deri në universitet e po ashtu edhe për të gjithë punëtorët e institucioneve të kulturës, ngase kemi rritje të vazhdueshme të çmimeve”, u shpreh Jasharaj.

Punëtorët  shendëtesorë kërkojnë pagesa më të mira

Infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësorë janë të pakënaqur dhe po kërkojnë pagesa më të larta. 

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar grevë më 5 prill, para objektit të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kërkesat e Sindikatës janë koeficienti i pagave të jetë 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve, e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot.

“Kërkesa tjera janë rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18 € në 36 €, pagesa e punës shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve”, thuhet në komunikatë.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img