Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e fesë islame, me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.
“Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj. Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar”, thuhet në urimin e presidentes
Presidenja Omani ka uruar që ky muaj të kalojë në harmoni, paqe e mirëkuptim, kurse besimtarëve iu dëshiron agjërimi të lehtë, në muajin e shenjtë të ramazanit.





