Zelensky thotë se trupat ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një video-adresimi mëngjesin e sotshëm, ai tha se trupat ruse po tërhiqeshin nga veriu, “me një ritëm të ngadaltë, por të dukshëm”.

Por, ai tha se situata ushtarake në lindje të shtetit “vazhdon të jetë ekstremisht e vështirë”, duke paralajmëruar se trupat ruse po grumbulloheshin dhe “përgatiteshin për goditje të reja të fuqishme” në rajonin e Donbasit dhe në qytetin e Harkivit.

“Beteja të ashpra na presin në të ardhmen. Nuk mund të mendojmë se ne i kemi kaluar tashmë të gjitha testet”, tha ai.

Zelensky paralajmëroi liderët pro-rusë të instaluar në qytetet e okupuara nuk do të mund të qëndronin në postet e tyre për shumë gjatë.

“Mesazhi im për ta është shumë i thjeshtë: përgjegjësia për bashkëpunim është e pashmangshme. E pashmangshme do të jetë që drejtësia do të vjen në vend”, shtoi ai.

Sipas Zelenskyt, Moska po i kërcënon punëtorët e ndërmarrjeve dhe autoritetet në mënyrë që të bashkëpunojnë me ta. /Rel/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img