Më 8 prill protestojnë mësimdhënësit, paralajmërohet grevë pas 20 prillit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka marrë vendim që të protestohet më 8 prill, si dhe është paralajmëruar greva në të gjitha institucionet e arsimit dhe ato të kulturës pas datës 20 prill.

Rrahman Jasharaj, i cili është zgjedhur edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut,  ka thënë që Qeveria ka hapësira nga data 8 deri më 20 prill, që t’i plotësojë kërkesat e tyre, në të kundërtën do të hyjë në greva.

“Më 8 prill do të shkojmë në një protestë, besoj me numër të kufizuar për të mos e tepruar me numrin, ngase mund të ketë edhe probleme të tjera. Nëse deri më 20 prill, pas 8 prillit nuk do të ketë asnjë lëvizje pozitive, atëherë sistemi arsimor që nga çerdhet deri te universitet, por edhe institucionet e kulturës, do të jenë në grevë, pikërisht për dy kërkesa: Pse nuk po na japin nga 100 euro mbështetje, për shkak të ngritjes së vazhdueshme të çmimeve deri në Ligjin e pagave dhe, pse nuk jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe të barabartë me Qeverinë në Ligjin e pagave”, tha Jasharaj.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img