Del Ponte kërkon nga GJND-ja të urdhërojë arrestimin e Putinit: Është kriminel lufte

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish-prokurorja e krimeve të luftës, Carla Del Ponte, ka kërkuar që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të lëshojë një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin për veprimet në Ukrainë.

Ajo e ka quajtur Putinin kriminel lufte, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Del Ponte, e cila për vite të tëra shërbeu në komisionin e OKB-së për hetimin e abuzimeve të të drejtave në luftën e Sirisë, u shpreh se lëshimi i një urdhër-arresti do të ishte një sinjal i rëndësishëm që puna hetimore është kryer.

“Është i vetmi instrument që ekziston e që bën të mundur arrestimin e autorit të një krimi lufte dhe sjelljen e tyre përpara GJND-së,” tha ajo për “Le Temps”.

Del Ponte u shpreh se një urdhër arresti nuk do të thotë domosdoshmërisht se Putini do të mbahej në paraburgim.

“Nëse ai qëndron në Rusi, kjo nuk do të ndodhte kurrë. Por do të ishte e pamundur që ai të largohej nga vendi i tij dhe do të ishte një sinjal i fortë se ai ka shumë shtete kundër tij. Vështirësia është pikërisht arritja e majës së zinxhirit komandues për të identifikuar se kush planifikoi, urdhëroi dhe ekzekutoi krimet e luftës”, u shpreh ajo.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img