Trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të rajonit të Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga qytetet kyçe pranë kryeqytetit, tha sonte zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.
“I gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”, tha ajo në një postim në Facebook, trasnmeon Reuters.
Rusia e ka përshkruar tërheqjen e forcave të saj pranë Kievit si një gjest i vullneti të mirë në negociatat e paqes, por analistët perëndimorë thonë se ofensivat e saj kishin ngecur gjithsesi.





