Serbia voton për presidentin dhe parlamentin, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Serbi, sot, po  mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë.

 Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Ndërkohë, është shkruar se vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë se është për bërë për shkak se janë shqiptarë etnikë, shkruan Euractiv.

 Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që serbët që jetojnë në vendin tonë të votojnë sikurse viteve të mëhershme, duke thënë se duan ta zbatojnë Kushtetutën e Kosovës. Serbëve iu është dhënë mundësia të votojnë në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, gjë që nuk është pranuar nga Beogradi, i cili ka caktuar në Serbi disa  qendra të votimit për serbët e Kosovës.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img