Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është sulmuar nga tifozët, pasi skuadra vendëse, Gjilani ka barazuar rezultatin.
Ushtruesi i detyrës së Spitalit Rajonal të Gjilanit, Dr. Arsim Emini, ka thënë se gjendja e portierit është stabile dhe se ai është duke u monitoruar.
“E kemi pranuar një pacient. Është ekzaminuar nga kirugu kujdestar që ka qenë. Nuk vërehet për ndonjë thyerje. Ka shtype në zonën e trupit dhe të kokës. Momentalisht nuk ka ndonjë rrezik”, ka thënë Dr. Emini.
Ndeshja më pas është suspenduar.





