Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer vepër penale, duke kërkuar rrejshëm para për shërim, përmes portaleve.
Sipas njoftimit, 33 vjeçari me inicialet M.K., ishte në kërkim nga Polica që nga viti i kaluar.
“Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, në koordinim me Prokurorinë, dërgohet në vuajtje të dënimit, pasi kishte dy ardhërarreste aktive.





