Bashkimi i Sindikatave të Pavarura do të mbajë të premten protestë për të kërkuar miratimin e Ligjit e Pagave. E deri në fillim të zbatimit të tij, do të kërkohet edhe rritja e pagave të punonjësve në sektorin publik për 100 euro. Kërkesë tjetër e Federatave dhe Shoqatave Sindikale është edhe fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti
“Protesta do të niset në orën 12:00 nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë drejt rrugës “Agim Ramadani” poshtë rrugës “Eqrem Çabej” në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush” e nëpërmes Sheshit “Zahir Pajaziti” për t’u ndalur në Sheshin “Skënderbeu”, para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ku Partnerit Social-Qeverisë do t’i parashtrohen kërkesat e Federatave Sindikale të BSPK-së”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.





