PDK thotë se Gjykata ka pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur, sot,  se kanë pranuar një vendim nga Gjykata e Prishtinës që pezullon ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës.

Në një konferencë për media, zyrtarë të partisë opozitare, PDK, thanë se vendimi i gjykatës erdhi pasi ata nisën një betejë ligjore kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës, që u mor në shkurt.

Vendimi i gjykatës, sipas PDK-së, është masë e përkohshme derisa të vendoset përfundimisht lidhur me anulimin ose jo të vendimit të ZRRE-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje ZRRE-së që ta respektojë vendimin e gjykatës.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe as Qeveria e Kosovës nuk janë prononcuar lidhur me këtë çështje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi më 8 shkurt faturat e reja me rritje – vetëm për një kategori të konsumatorëve – të cilat hynë në fuqi një ditë më vonë.

Nga vendimi i ZRRE-së për rritje preken vetëm ata konsumatorë familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë rrymë në muaj; ata që shpenzojnë nën këtë sasi, nuk do të vërejnë ndryshime në faturë./REL/

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img