Një hetim ka nxjerr se ish-Raportuesi për Këshillin e Evropës, Dick Marty, qe 16 muaj, është duke jetuar nën mbrojtje të lartë, 24 orë pasi është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet kosovarëve, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.
Vetë Marty ka folur për këtë situatë.
“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”, ka theksuar ai.
Marty në vitin 2010 kishte përpiluar një raport të cilin e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, për të denoncuar siç kishte vlerësuar ai, krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.





