Raportimet se Serbia ka pranuar nga Kina sisteme të sofitikuara raketore, ka shkaktuar reagime në Prishtinë. Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, duke reagur mbi këtë zhvillim, thotë se kjo është dita e dytë që ndodhë një gjë e tillë dhe se anëtarësimi i Serbisë në Europë, duhet të ndalet.
Edhe sh-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën. Përmes një statusi në rrjetin social Tëitter Hoxhaj, theksoi se bota ndodhet në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Sipas tij, Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.
Ajendia amerikane e lajmeve AP bën të ditur se Serbia ka pranuar sistem të sofisikuar kundërajror kinez në një “operacion të fshehtë gjatë kësaj fundjave”
AP, duke u thirrë në media dhe ekspertë ushtarak ka njoftuar se gjashtë aeroplanë transportues kinezë Y-20 kanë ateruar të shtunën në Beograd, duke bartur sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.





