11.2 C
Geneva
Saturday, October 18, 2025

KFOR: Të përmbahemi nga veprimet që përshkallëzojnë tensione në veri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, ka thënë një zyrtar për media i KFOR-it në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Reagimi i KFOR-it pason njoftimin nga autoritetet e Kosovës, sot nw mwngjes, se është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë.

“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet. Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Gjithashtu, KFOR-i ka thënë se “mbetet i fokusuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img