Shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë së Kosovës dhe diasporës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në mbledhjen e fundit, atë të 204-të të Qeverisë së Kosovës e cila u mbajt në formë elektronike, merret vendim për  shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë së Kosovës dhe atyre që jetojnë në mërgatë, njofton Alb’swiss TV.

Një vendim i tillë rrjedhë nga kërkesat e disa komunave të Kosovës siç ishin ajo e Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës? Kaçanikut dhe Gjakovës.

Procesi i Regjistrimit të popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave i cili është zhvilluar gjatë tërë kësaj kohe dhe ka rrjedhur në mënyrë të shkëlqyer, për të qenë krejtësisht i kompletuar ai do vazhdoj edhe për disa ditë gjegjësisht deri më datën 24 maj kur edhe do përfundoj ky proces.

Nga Agjencia e  Statistikave të Kosovës bëhet me dije se është propozuar që nga data 18 maj deri më 24 maj do zhvillohen regjistrimet dhe intervistat të cilat do të kryhen vetëm nga stafi i rregullt i kësaj agjencie.

Po ashtu me një propozim për shtyre të këtij procesi doli edhe Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës e cila kërkoj që mërgimtarët tanë të cilët ndodhen jashtë atdheut regjistrimin e tyre mund ta bëjnë deri me datë 31 gusht 2024 përmes portalit eDiaspora. Pra, ky është edhe një afat i volitshëm kohorë i cili për gjithë ata të cilët nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim qytetar, këtë mund ta bëjnë në kohë të mjaftueshme.

Për të gjitha këto vendime të Qeverisë të cilat u morën në këtë mbledhje pritet edhe publikimi i komunikatës për opinionin publik dhe vazhdimin shtesë të procesit të regjistrimit të popullsisë./albswiss.com/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img