Shqiptari Juxhin Gjoni mes kandidatëve për zgjedhjet Federale në Bruksel

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një nga kandidatët për pozgjedhjet Federale në Bruksel, është shqiptari Juxhin Gjoni.

31-vjeçari beson se do të ketë një rritje të ekstremit të djathtë.

“Besoj do të kemi një rritje të ekstremit të djathtë dhe do kemi një rënie te partitë e majta, ekologjike, socialistët, shanset janë pak të vështira. Unë këtu prej 5 vitesh jam kryetar i partisë. Për herë të parë jam në një vend shumë të mirë brenda listës”, tha Gjoni.

Ai prej 5 vitesh është pjesë e partisë Envea.

“Është pak konservatore, që mban familjen vlerat traditat dhe është çështje emigracioni. Shohim që partitë e djathta krijojnë probleme që nuk pranojnë refugjatët.

Mendoj se problemi fillon nga burimi, pse dikush duhet te iki nga vendi vet.

Partitë e djathta dhe partia Envea mundohet të investoje te zgjidhja e problemit në vendburim”, thotë kandidati shqiptar për zgjedhjet federale në Belgjinë, Juxhin Gjoni.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img