Pas qershorit të vitit 1999, Kosova nuk ishte vetëm një fushëbetejë e gërmadhave, por u shndërrua në një arenë të egër të luftës speciale. Deklarata e zëdhënësit të KFOR-it në vitin 2001 për ekzistencën e rreth 40,000 bashkëpunëtorëve të shërbimeve serbe (UDB dhe KOS) nuk ishte thjesht një statistikë, por një alarm për “minat me sahat” që u lanë pas.
Sot, çerek shekulli, pyetja që rëndon mbi opinionin publik është: Pse partitë e dala nga lufta (PDK, AAK, Nisma) heshtën përballë riaktivizimit të këtyre strukturave, dhe a është kjo heshtje pjesë e një loje më të madhe inteligjence?
Lufta Speciale dhe “Komponenta Rezervë”
Shërbimi Informativ Ushtarak (KOS) ka pasur historikisht atë që njihet si “komponenta rezervë” , pra njerëz të integruar në jetën civile, në administratë, e madje edhe brenda strukturave që proklamojnë patriotizëm, të cilët aktivizohen vetëm në momente krizash për të krijuar kaos, për të bërë narrativë antikombtare apo për të ndryshuar drejtimin politik të vendit.
Faturimi i çdo të keqeje pasluftës ekskluzivisht UÇK-së ishte suksesi më i madh i kësaj lufte speciale. Kjo krijoi dëshpërim, huti dhe ikje masive të trurit, dhe të qytetarëve drejt Perëndimit, duke lënë terren të hapur për manipulim.
Enigma e “Opozitarizmit të Dobët”
Ekziston një teori që shkon përtej kritikës sipërfaqësore politike. Partitë e dala nga lufta, të cilat gëzojnë një bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik me shërbimet e inteligjencës aleate (si CIA dhe shërbimet evropiane), mund të kenë zgjedhur një rrugë tjetër:
Vëzhgimin në vend të konfrontimit.
Në mungesë të një Ligji për Lustrimin, identifikimi i celulave të fjetura është pothuajse i pamundur përmes rrugëve ligjore klasike.
Prandaj, lejimi i “aktivizimit” të tyre në procese politike dhe mbështetja e hapur që këto familje me background të dyshimtë i japin kauzave të caktuara, shërben si një “lakmus” perfekt, tamam si djathi në kurth të minjve!.
Në botën e inteligjencës, ndonjëherë duhet ta lejosh armikun të veprojë që , të shohësh se ku i shtrin degët.
A po ndodh Dekonspirimi?
Sot shohim një polarizim ekstrem. Familje që dikur ishin shtylla të sistemit jugosllav, tani shfaqen si “mbrojtësit” më të zhurmshëm të proceseve të reja politike. Ky pozicionim kaq i hapur mund të jetë pikërisht momenti i dekonspirimit.
Mesazhi sugjestiv është i qartë: Heshtja e atyre që e njohin terrenin (krahut të luftës) dhe vëzhgimi i rreptë i partnerëve ndërkombëtarë, mund të mos jetë dobësi, por një proces i heshtur i “pastrimit” përmes vetë-ekspozimit. Kur nuk ka lustrim institucional, ndodh lustrimi natyror. Celulat e heshtura po detyrohen të dalin në dritë për të mbrojtur interesat e tyre, dhe me këtë akt, po shënojnë fundin e kamuflimit të tyre shumëvjeçar.
Përfundimi:
Kosova ani se nuk ka pasur një proces gjyqësor për agjenturën e huaj, por po përjeton një zhveshje publike të maskave të tyre
Pyetja mbetet: Kur të gjitha letrat të jenë mbi tavolinë, a do të ketë guximin shoqëria kosovare ta adresojë meritueshëm këtë inflamacion kancerogjen që e ka munduar për 25 vite?!
Contains information related to marketing campaigns of the user. These are shared with Google AdWords / Google Ads when the Google Ads and Google Analytics accounts are linked together.
90 days
__utma
ID used to identify users and sessions
2 years after last activity
__utmt
Used to monitor number of Google Analytics server requests
10 minutes
__utmb
Used to distinguish new sessions and visits. This cookie is set when the GA.js javascript library is loaded and there is no existing __utmb cookie. The cookie is updated every time data is sent to the Google Analytics server.
30 minutes after last activity
__utmc
Used only with old Urchin versions of Google Analytics and not with GA.js. Was used to distinguish between new sessions and visits at the end of a session.
End of session (browser)
__utmz
Contains information about the traffic source or campaign that directed user to the website. The cookie is set when the GA.js javascript is loaded and updated when data is sent to the Google Anaytics server
6 months after last activity
__utmv
Contains custom information set by the web developer via the _setCustomVar method in Google Analytics. This cookie is updated every time new data is sent to the Google Analytics server.
2 years after last activity
__utmx
Used to determine whether a user is included in an A / B or Multivariate test.
18 months
_ga
ID used to identify users
2 years
_gali
Used by Google Analytics to determine which links on a page are being clicked
30 seconds
_ga_
ID used to identify users
2 years
_gid
ID used to identify users for 24 hours after last activity
24 hours
_gat
Used to monitor number of Google Analytics server requests when using Google Tag Manager
1 minute
Marketing cookies are used to follow visitors to websites. The intention is to show ads that are relevant and engaging to the individual user.
Facebook Pixel is a web analytics service that tracks and reports website traffic.