STUDENTËT: KLASA MË E RE POLITIKE E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me 19 maj të vitit 2026 studentët shqiptarë të universiteteve në gjuhën shqipe në Tetovë dhe Shkup, protestuan për herë të dytë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe, për mbajtjen e provimit të jurispondencës në gjuhën shqipe, të drejta këto të cilat shqiptarëve në Maqedoni, në këto dy vitet e fundit, ua ka kontestuar koalicioni partiak maqedonas VMRO-DPMN në bashkëqeverisje me koalicionin partiak shqiptar i  njohur si VLEN.

KUR „VLENI“ BËHET „SVLEN“!

Në fakt kontestimi i përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni në radhë të parë ishte dashur të kundërshtohej nga krerët e VLEN-it, të cilët janë në bashkëqeverisje me VMRO-DPMN-nën maqedone, koalicion ky partiak maqedonas i mbarsur me shovinizëm klasik antishqiptar.

Por, meqë krerët e VLEN-it nuk kanë pasur guxim t`i kundërshtojnë  kërkesat për mohimin e të drejtave të shqiptarëve nga VMRO-DPMN-ja dhe nga  kryeministri Hristjan Mickoski duke u kthyer ata kësisoji në „SVLEN“, kjo ka bërë që në mbrojtje të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të angazhohen studentët e universiteteve në gjuhën shqipe në Tetovë e në Shkup.

Duke e parë pjekurin politike të studentëve të tri universiteteve në gjuhën shqipe (dy në Tetovë dhe  një Shkup), mendoj se kjo plejadë studentësh paraqet klasën politike më të re të shqiptarëve në Maqedoni, e cila do ta realizoj të drejtën themelore të shqiptarëve për të qenë  komb shtet formues në Maqedoni.

Protestat e studentëve shqiptarë në Shkup të ndodhura pas ushtrimit të disa padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni, e kanë inkurajuar jo vetëm secilin shqiptar në Maqedoni, por edhe secilin shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore (Preshevë-Bujanoc dhe Medvegjë).  Mbase me këto protesta po fillon sërish një epokë e re për shqiptarinë…!

Studentët shqiptarë në Maqedoni duhet të mos e lejojnë fetarizimin dhe partizimin e lëvizjes së tyre studentore. Kjo sepse fetarizimi i lëvizjes studentore (duke iu dhënë fjala hoxhallarëve në protesta),  shovinistëve maqedonas u jep mundësin për ta paraqitur lëvizjen e tyre studentore para institucioneve ndërkombëtare si lëvizje islamike fondamentaliste), kurse partizimi i lëvizjes studentore (duke iu dhënë fjala figurave politike të partive në protesta), e përçanë dhe e asgjëson shumë shpejt lëvizjen e mirëfilltë studentore.

Një vërejtje vëllazërore: Në protestën e 19 majit fjalën e morën pesë studentë por fjalën nuk e mori asnjë studente. Në protestat e radhës fjala duhet t’u jepet edhe vajzave studente.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img