Kështu dukej sot tavolina ku Cima pinte kafe çdo ditë!

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Është varrosur tashmë humoristi i njohur shqiptar i cili vdiq si pasojë e COVID-19.

Humoristi i njohur shqiptar Rasim Thaçi për publikun e gjerë i njohur me emrin skenik Cima, dje ka vdekur si pasojë e COVID-19.

I ndjeri tashmë është varrosur në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, prej ku edhe u publikuan pamje nga ceremonia e varrimit.

Cima gjatë kohës që ishte gjallë e kishte një vend të veçuar në lokalin ku pinte kafe çdo ditë dhe stafi i lokalit e kanë përkujtuar sot atë.

Vajza e humoristit postoi një fotografi sot të tavolinës e cila ishte e rregulluar në çdo detaj, me filxhan një lule dhe një qiri posaçërisht në nder të Cimës.

“Mbreti im, edhe Grand Caffe ku e ke pi çdo ditë kafenë tande – ka vequar Tavolinen tande – me Qiriun, Lulen dhe Filgjanin tand… Lum si Ti, Bab’”, shkroi Adelina në postimin e bërë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img