Ramiz Lladrovci: Keqbërësit e PDK-së kanë shkuar në Vetëvendosje

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lladrovci: Keqbërësit e PDK-së kanë shkuar në Vetëvendosje.

Kandidati i PDK’së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për problemet brenda partisë në këtë qytet. Ndërkohë ka pasur një mesazh për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Ju (Vetëvendosje) e keni edhe më keq se PDK’ja në Drenas. Që ta dini si Vetëvendosje. Sepse krejt keqbërësit, një pjesë e madhe e keqbërësve të PDK’së kanë shkuar në Vetëvendosje dhe partitë tjera sepse s’kanë gjet më ne PDK”, tha Lladrovci në emisionin Pressing në T7.

“Unë ndihem shumë mirë sepse nuk jam vetë”, shtoi Lladrovci.

“Unë e kam një kabinet të jashtëzakonshëm, e kam pasur një Asamble të jashtëzakonshme dhe të gjithë asamblistët e partive tjera që kanë ardhur te unë kanë ardhur vetëm se e kanë parë punën time. Kanë qenë më parë në PDK por s’i kanë lënë bërrylat dhe kanë ardhur dhe më kanë ndihmuar”, thotë Lladrovci.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img