Tërmeti shkund Tiranën. Rastësia e frikshme me tërmetin e 2019, në të njëjtë orë.
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet e forta ndjehen edhe në Tiranë.
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 24 km në verilindje të Tiranës, me epiqendër 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04.
Po kështu nga raportimet, mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Krujë e qytete të tjera rreth Tiranës. Kujtojmë se më 21 shtator 2019 një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm në 16:05.





