Gjermania, ka reaguar pas situatës në veri.
Për situatën në veri mes policisë kosovare dhe protestuesve serbë ka reaguar edhe Gjermania.
Ambasadori i kësaj të fundit në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet me konstatimin e amerikanëve të cilët patën takim me Kurtin në Prishtinë, se situata duhet të shtensionohet urgjentisht, shkruan lajmi.net.
Rohde madje në një postim në Tëitter, ka thënë se shtensionimi dhe ri-angazhim janë “nevoja të orës”.
“Plotësisht dakord. Shkallëzimi dhe ri-angazhimi janë nevoja e ores”, ka thënë Rohde.





