Sërish kërcënon Vulin: Ushtria serbe është në gatishmëri për çdo urdhër të Vuçiqit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vulin përsërit këcënimin: Ushtria serbe është në gatishmëri për çdo urdhër të Vuçiqit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se një Serbi e fortë është garantuese e sigurisë së serbëve në Kosovë, duke shtuar se trazirat e marsit 2004 nuk do të përsëriten më kurrë.

Vulin shtoi se xhandarmëria serbe do të përmbushë çdo urdhër të Vuçiqit, dhe se është “gati, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por siç tha ai, më e rëndësishmja shumë e motivuar, për të mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.

Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Evropian për të dyja palët për të ulur tensionet, Vulin theksoi se sipas Serbisë, Marrëveshja e Brukselit është shkelur në mënyrë flagrante dhe se qëllimi i Prishtinës është të destabilizojë të gjithë rajonin.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img