Rrahje në Prishtinë, policia arreston dy persona

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në stacion policor janë shoqëruar dy persona.

“Informata është pranuar rreth orës 21:30, për një rrahje të ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor dy persona. Aktualisht po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha ajo.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img