Të pathënat fjalë…

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ne do të bëhemi varr i fjalëve tona të pathëna…
Do t’i marrim me vete, do t’i ndryjmë në arkivol, për ne të dy,
Me xhelozi, me fanatizëm, siç ruante vasha virgjërinë,
Siç e ruan mashkulli burrërinë.

Mos ta dijë askush fshehtësinë tonë,
Deri në vdekje, si testament, kurorëzimi na shoqëron,
Se dikur duheshim barabar, me xhelozi,
Askush nuk e di e as s’ka për ta ditur.

Me gjoksin zbërthyer dhe puthitur për të bardhin tënd gji,
Ngulitur si tatuazh në zemër, si dëshmi për dashuri.
Tash, për hir të kohës, le të lidhim vargun e kujtimeve zinxhir,
Të harrojmë të kaluarën, nga një gotë harrimi duke pirë.

Në gotën e verës së pashtjerrur të qelqit,
Do të ngjaj në dy sytë e tu të zinj.
Dua që t’i cakërrojmë, t’i shtjerrim e t’i thyejmë gotat,
Por jo, assesi zemrat tona të kristalta,
Vetëm për të shtrenjtën tonën dashuri!

Dëshmitare duam të kemi në këtë natë
Vetëm hënën bashkë me yjet,
Që të na shndrisin si qiellin e kaltër e të dlirë.
Fjalët tona të pathëna,
Të mbajtura e të ruajtura deri në përjetësi,
Të na shoqërojnë deri në fund të jetës sonë,
Për t’i mbuluar dheu i zi!…

Xh. H.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img