PSG po mendon të prishë kontratën me Sergio Ramos, zbulohet edhe arsyeja

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Transferimi i tij u bë me bujë të madhe, mirëpo debutimi i Ramos me PSG-në nuk ka ndodhur ende.
4 muaj pasi i është bashkuar klubit parizien, Serigo Ramos ende nuk ka debutuar me ekipin francez.

Situata është shumë e ndërlikuar për ish-lojtarin e Real Madrid pasi ai është duke vuajtur dëmtimin ende duke mos e lejuar të futet në fushën e lojës.

I ardhur me shumë bujë në Paris, Ramos por edhe klubi nuk po ndjehen konfort me këtë situatë.

Sipas mediave franceze, PSG po mendon të shkëpusë kontratën me Ramos.

Fillimisht klubi do të diskutojë me lojtarin për të rënë në kompromis së bashku që të shkëputin lidhjet mes tyre.

Gjithçka do të bëhet më konkrete ditët në vazhdim.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img