A do të ketë reduktime të ujit natën e Vitit të Ri, flasin nga KRU “Prishtina”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë furnizim stabil me ujë gjatë natës së Vitit të Ri.

Përmes një njoftimi nga kjo kompani kanë njoftuar se impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale.

“Të nderuar konsumatorë të KRU” Prishtina”, ju njoftojmë se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit. Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur. Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 h pa ndërprerë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 30 dhjetor – Të nderuar konsumatorë të KRU” Prishtina”, ju njoftojmë se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit.

Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur.

Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 h pa ndërprerë.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit do të jenë në gjendje gatishmërie, vetëm që ju të kaloni çaste të bukura me më të dashurit tuaj!

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img