4.1 C
Geneva
Friday, December 5, 2025

A do të luaj Ibrahimoviq në ndeshjen ndaj Kosovës, ka dyshime?

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mësohet se kur do vendoset se a do luaj në “Fadil Vokrri”

Sulmuesi i mirënjohur, Zlatan Ibrahimoviq, ende është në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës
Korrospodenti nga Sky Sport Italia, Manuele Baiocchini, ka thënë se sulmuesi i Milanit do të luaj nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

Pastaj, do të vlerësohet situata nga stafi mjekësor dhe do të vendoset nëse 39-vjeçari do jetë titullar edhe ndaj Kosovës (më 28 mars) apo të këtë më pak minuta, duke kujtuar se sulmuesi shtatlartë ishte i lënduar së fundmi.

Kurse, për miqësoren ndaj Estonisë (më 31 mars), sulmuesi me prejardhje boshnjake nuk pritet të paraqitet fare.

Kujtojmë se Zlatan Ibrahimoviq u rikthye tani te Kombëtarja e Suedisë, pas pesë viteve.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img