fbpx
1.6 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Abdixhiku u dërgon letër Kurtit e Osmanit, kjo është kërkesa e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka dërguar nga një letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d të Presidentes, Vjosa Osmani lidhur me takimin për konstituimin e institucioneve.

Zëdhënësja e LDK-së, Gentiana Azemi, ka thënë për lajmi.net se letrat u janë dërguar sot për takimin që pritet të mbahet të premten.

Ndërkohë, Kurti dhe Osmani sot janë takuar me kreun PDK-së, Enver Hoxhajn dhe me atë të Aleancës për Ardhemrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, Abdixhiku i LDK-së nuk ka shkuar në takimin e sotëm përkundër ftesës së Kurtit e Osamnit, pasi dje deklaroi se e ka të pamundur pjesëmarrjen në takimin e thirrur për sot, derisa propozoi që ky takim të mbahet të premten.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img