0.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

Abrashi: Pas vendimit të qeverisë, zhbllokohet Unaza e Prishtinës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se pas vendimit të qeverisë për dhënien në shfrytëzim Komunës së Prishtinës parcelën e hekurudhës është hapur rrugë për ndërtimin e unazës qëndrore në kryeqytet.

Abrashi ka njoftuar se me këtë vendim zhbllokohet Unaza e Prishtinës që lidh Dragodanin me rrethrrotullimin në Lakrishte.

“Zhbllokohet Unaza e Prishtinës. Pas disa muajsh punë e angazhim, dje Qeveria e Kosovës mori vendim dhe i dha në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, parcelën përbri hekurudhës (pronë e Infrakosit). Ky vendim hapë rrugë që të ndërtohet unaza qëndrore, që lidh Dragodanin me rrethrrotullimin në Lakrishte, projekt ky i lënë anash tash e shumë vite. Ndërtimi i kësaj unaze do të lehtësojë dukshëm trafikun në Prishtinë e gjithashtu do të zhvillojë edhe disa pjesë të Dragodanit. Faleminderit Infrakosit e Komunës për bashkëpunimin e shkëlqyer. Urime të gjithëve”, ka shkruar Abrashi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img