Një listë me emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë marrë qindra euro nga shteti për shpenzime të udhëtimit, ka ngjallur reagime të shumta.
Shpenzimin e këtyre parave, disa prej tyre e kanë arsyetuar se “kështu është e paraparë me rregullore”.
Ndërsa ajo që bië në sy është edhe dallimi në shpenzime mes deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemit dhe Rashit Qalajt të PDK-së, përcjell ORAinfo.
Të dy deputetët vijnë nga komuna e Lipjanit, por dallimi në shpenzime të karburanteve është i madh për muajin nëntor dhe dhjetor.

Rrushemi ka shpenzuar hiq me pak se 290 euro për karburante, ndërsa deputeti Qalaj vetëm 90 euro.
Pra dallimi në shpenzime është fiks 200 euro.
Kujtojmë që zyrtarët e Vetëvendosjes kanë qenë çdo herë të ashpër sa i përket shpenzimeve të parasë publike nga qeveritë e kaluara.
Ndërsa tani kur janë bërë pjesë e këtyre shpenzimeve, ata po heshin e disa nga ta edhe po i arsyetojnë ato. /ORAinfo/





