fbpx
-18.1 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Afati i fundit për regjistrim është data 17 maj 2024 andaj nxitoni e regjistrohuni

Vigan Berisha – konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve kudo në Zvicër që të regjistrohen në ReKos 2024, njofton albswiss.com

Të dashur bashkatdhetarë!

Regjistrimi i popullsisë së Kosovës po vazhdon. Dhe PËR HERË TË PARË, ju do të keni mundësi që të regjistroheni nga Zvicra online.

Qeveria e Kosovës ka krijuar platformën e-Diaspora, që ka për synim të ju mundësojë juve, kudo që jeni, të qaseni në shërbime digjitale. Përmes kësaj platforme ju do të keni mundësi që të regjistroheni si qytetarë të vendit tuaj – Kosovës, pa pasur nevojë për prezencën fizike dhe vetëm brenda 10 minutave.

Klikoni në faqen e-Diaspora, https://ediaspora.rks-gov.net/ dhe vazhdoni te butoni Regjistrohu. Pasi të ofroni të dhënat e juaja, ju përfundoni regjistrimin dhe mund të vazhdoni për të shtuar edhe anëtarët e familjes tuaj.

Të dashur bashkatdhetarë, ju jeni pjesë e pandashme e Kosovës.

Afati i fundit për regjistrim është data 17 maj 2024 andaj nxitoni e regjistrohuni.

Megjithatë në Gjenevë,  shoqata Komuniteti Shqiptar i Gjenevës në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës këtu në Gjenevë, ofrojnë kujdestari 10 dhe 15 maj nga ora 9h00 deri në 12h00 në lokalet e Konsullatës në rue de Lausanne 63, 1200 Genève.
Anëtarët e kryesisë të shoqatës Komuniteti Shqiptar  janë në dispozicion për t’ju ndihmuar në procesin e regjistrimit.
Mjafton ta keni me veti letërnjoftimin e Kosovës ose vetëm numrin personal tuajin dhe anëtarëve të familjes tuaj. Përveç në letërnjoftim, numrin personal mund ta gjeni edhe në ekstraktin/çertifikatën e lindjer./albswiss.com/
Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img