fbpx
2.2 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Afërdita Dreshaj bëhet për herë të parë nënë, këto janë fjalët emocionuese të saj

Afërdita Dreshaj bëhet nënë për herë të parë.

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale.

Afërdita ka publikuar një foto nga spitali, ku shihet së bashku me bashkëshortin duke përqafuar djalin e porsalindur.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar Afërdita krahas fotos. Të njëjtin imazh ka publikuar edhe Jakub, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpërthejnë”. E motra e modeles, Jehona ka reaguar e entuziazmuar me ardhjen në jetë të nipit të saj.

“U bëra me nip për herë të dytë në më pak se një javë! Zemra ime është e mbushur plot! Urime Afërdita dhe Jakub”, ka shkruar ajo. Ndërkohë, kujtojmë që Afërdita u bë hallë pak ditë më parë, pasi vëllai i saj u bë baba i një djali. Ajo tregoi se bebushi u quajt Martin, një emër domethënës për familjen pasi dhe i ati i ndjerë i tyre mbante këtë emër.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img