Afrim Muçiqi i drejtohet zyrtarit të MSH-së: A e ngritët zërin kur partitë politike shkelën masat anti-Covid? – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Afrim Muçiqi i drejtohet zyrtarit të MSH-së: A e ngritët zërin kur partitë politike shkelën masat anti-Covid?

afrim-muciqi-i-drejtohet-zyrtarit-te-msh-se:-a-e-ngritet-zerin-kur-partite-politike-shkelen-masat-anti-covid?

Afrim Muçiqi – zyrtarit të MSH-së, i thotë se a e ngritët zërin kur partitë politike shkelën masat kundër Covid-19?

Këngëtari Afrim Muçiqi i cili ishte prej më të zëshmëve kundër anulimit të dasmave si pasojë e Covid-19, thotë se janë partitë politike të cilat rrezikuan shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, për biznesin nuk u mendua fare.

Ai ka pyetur zyrtarin e MSH’së, Faik Hoti, nëse kjo Ministri ka ndërrmarrë diçka, pasi numri i të infektuarve me Covid-19 u rrit për shkak të fushatës zgjedhore.

“Thatë se duhet të respektohen masat. Ju si Ministri a keni ndikuar ose a e keni ngrit zërin kundër dukurive të partive politike të cilat i kanë shkel këto masa në mënyrën më drastike të mundshme”, pyeti Muqiqi.

“Si qytetar i Kosovës po pyes. Para fushatës zgjedhore kemi pasur 220-230 raste ndërsa 10 ditë pas fushatës numri ka kaluar 600. A duhet të marrë dikush bile një përgjegjësi morale dhe t’ju kërkojë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës apo vetëm duhet të penalizohen disa biznese”, shtoi ai.

Ndërkohë, sipas Faik Hotit, zyrtar në MSH, numri i rasteve të rritura është rezultat edhe i shtimit të numrit të testimeve. Por ai nuk mohoi ndikimin e fushatës zgjedhore në përhapjen e sëmundjes.

“Unë personalisht nuk përfaqësojë subjekte politike, jam shërbyes civil dhe një kohë të gjatë në MSH. Është e vërtetë që fushata ka ndikuar negativisht dhe ka pasur impakt të keq në përkeqësimin e situatës por sa u përket shifrave do të thosha se numri i rasteve në Kosovë pavarësisht se ka një rritje, nuk është më shumë se që ka qenë në muajt e verës sepse gjithmonë nuk duhet ta analizojmë numrin e të infektuarve vetëm si mostër e veçantë”, tha Hoti.

“Ditëve të fundit ka pasur testime deri në katër mijë raste dhe unë jam shumë dakord që secili institucion për gabimet që bën të nxjerr mësime dhe pse jo edhe të kërkojë falje kur bëhen veprime që kanë impakt negativ në shëndet dhe ekonomi”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Policia jep detaje për vdekjen e ish-drejtorit të shëndetësisë në Deçan

albswiss.com

Kosovari vdes duke punuar në Itali, shokët i mbledhin 11 mijë euro për ta kthyer e varrosur në Kosovë

albswiss.com

A do të ketë masa të reja, tregon Arben Vitia

albswiss.com