Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai e fitoi mandatin e dytë në krye të futbollit kosovar pasi i mori 42 vota nga 43 të mundshme, derisa një ishte abstenim.
Prezent në Kuvendin e FFK-së ishin 2/3 e delegatëve, të domosdoshëm për zgjedhjen e kryetarit.
Pjesëmarrës në këtë Kuvend ishin edhe dy anëtarë të UEFA-s.





