Aksidentet janë shtuar ditëve të fundit.
Një aksident trafiku ka ndodhur në Kaçanik, ku janë lënduar pesë persona.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për
Reporteri.net se në aksident janë të përfshira dy vetura.
Të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Sot rreth orës 16:22 është raportuar një rast aksident komunikacioni me lëndime , ne rrugën magjistrale Ferizaj Kaçanik , tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit . Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete të udhëtarëve. Si pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona të cilët po trajtohen në Qendrên Emergjente në Ferizaj”, tha ai.
Veseli shtoi se lidhur me rastin, veç njësive policore janë angazhuar auto ambulanca dhe zjarrfikësit.
“Policia Rajonale e Komunikacionit të Ferizajt po e heton rastin“, tha Veseli.





