-10.5 C
Geneva
Thursday, February 13, 2025

Albin Kurti arrin në Kuvend

Kurti në Kuvend, pa qenë deputet.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku sot do të mbahet seanca konstituive, raporton Express

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flasë për media, pas arritjes në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të legjislaturës së tetë, duke filluar nga ora 10:00.

Formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, janë pikat e rendit të ditës në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas rregullores së Kuvendit, neni 9 pika 1, punimet e mbledhjes konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës. Kjo udhëheqje parashihet të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të votohet edhe Qeveria e re.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img