3.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

Albin Kurti bashkë me ministrat bëjnë homazhe te varri i Rugovës, në Prekaz dhe Gllogjan

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti bashkë me ministrat bëjnë homazhe te varri i Rugovës, në Prekaz dhe Gllogjan.

Të martën edhe zyrtarisht Albin Kurti pranoi detyrën e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Megjithëse menjëherë ai bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” bashkë me kryeparlamentarin dhe njëherit presidentin në detyrë, Glauk Konjufca dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari ai sërish sot do të bëjë homazhe në Prekaz.

Sot në ora 08:00, Kurti bashkë me kabinetin qeveritar do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Më pas në ora 09:30 Kurti bashkë me ministrat e tij do të bëjë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Ndërsa në ora 11:15 kryeministri me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Homazhe do të bëjnë edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img