Albin Kurti paralajmëron shkarkime dhe përgjegjësi për keqshpenzime të qeverisë Hoti – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Albin Kurti paralajmëron shkarkime dhe përgjegjësi për keqshpenzime të qeverisë Hoti

albin-kurti-paralajmeron-shkarkime-dhe-pergjegjesi-per-keqshpenzime-te-qeverise-hoti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se çdo emërim në borde që është bërë nga qeveria në detyrë do të anulohet në javën e parë të qeverisjes së re.

Kurti ka shkruar poashtu se secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike do të auditohet dhe do të kërkohet përgjegjësi.

“Çdo intervistim, nominim, rekrutim apo emërim duhet të ndërpritet menjëherë dhe të mos vazhdojë deri në votimin e qeverisë së re. Secili emërim i nënshkruar pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes, dhe kjo vetëm mund të dëmtojë personat e përfshirë.Secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë”, ka shkruar ai.

Të ngjajshme

Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për të arrestuar këtë person, akuzohet për këto vepra

albswiss.com

Arrestimi i drejtorit të të KPK-së dhe një personi tjetër, policia jep detaje

albswiss.com

Gruaja raporton në polici vjehrrën dhe burrin

albswiss.com