Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka takuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me të cilën ka diskutuar mbi situatën energjetike në vend si dhe ndihmën e ShBA-ve për Kosovën në aspektin e ndërtimit të një ekonomie të qëndrueshme.
Hovenier ka shkruar se në takimin me Rizvanollin është zotuar për ndihmën ndaj Kosovës për të siguruar stabilitet me energji elektrike.
“Me ministren kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u zotova për ta asistuar Kosovën në ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme që tërheq investime të huaja, që e mban rininë e talentuar dhe që garanton siguri afatgjate të energjisë përmes furnizimit të besueshëm, të diversifikuar dhe të ndërlidhur në rrafshin rajonal”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme ZRrE ka marrë vendim për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike në 100%.
Qytetarë të cilët shpenzojnë mbi 800 kWh energji elektrike do të kenë rritje të çmimit të rrymës.





