Ambasadori britanik pas vizitës së Lajçakut: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Ambasadori britanik pas vizitës së Lajçakut: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime

ambasadori-britanik-pas-vizites-se-lajcakut:-dialogu-te-jete-mire-i-pergatitur-dhe-me-parime

Abbott pas vizitës së Lajçakut: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicholas Abbott ka vlerësuar vizitën treditore të Miroslav Lajçak, në Kosovë.

Për vizitën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovën-Serbi nga BE-ja Miroslav Lajçak, Abbott tha se Mbretëria e Bashkuara ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit, se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajčák për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe SH.B.A. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott

Të ngjajshme

Alarmon drejtori i SHSKUK-së: Situata me COVID-19 është e rënduar, mbi 80 për qind e pacientëve janë me oksigjen

albswiss.com

Nuk lajmërohet në Gjykatë, Haki Rugova thotë se është infektuar me COVID-19

albswiss.com

Osmani presidente, ky është reagimi i Shpend Ahmetit

albswiss.com